Vdes pasagjerja e aksidentuar më 12 maj në Kllokot

Kllokot – Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë dhe një pasagjere femër kosovare.
Pas tretmanit mjekësor njëri nga vozitësit është liruar, ndërsa vozitësi tjetër dhe pasagjerja janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
Më 17.05.2025 nga QKUK është raportuar se pasagjerja ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/