Fundamenti

Vdes nga plagët e thikës Fitim Shabani

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Fitim Shabani (1992) është therur me thikë dhe si pasojë e dy plagëve ka vdekur tha për rajonipress mjeku kujdestar Imet Rrahmani. Edhe Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë tha se viktima ka vdekur pas një mos marrëveshje që ka ndodhur në lagjen Arbëria.

Fitim Shabani (1992) me vendbanim në lagjen “Arbëria” është sjellur në gjendje të rëndë në emergjencën e spitalit në Gjilan rreth ores 18.00, ku edhe për pasojë nga dy plagët e shkaktuara nga thika ka ndërruar jetë.

Eco Higjiena

Lajmin për rajonipress e ka konfirmuar mjeku kujdestar Imet Rrahmani. Rrahmani tha se Fitim Shabani është sjellur me shenja jete në emergjencë, por përkundër ndihmës së ofruar ai ka vdekur dhe nuk ka mundur t`i rezistojë plagëve.

Rahmani tha se viktima ka pasur dy plagë vdekjeprurëse në trup. Edhe Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë tha për rajonipress se Fitim Shabani ka vdekur pas një mos marrëveshje që kanë pasur mes vete me një person tjetër i vili është i njohur për policinë./rajonipress/