ARKATANA

Vdes në pishinën e Uglarit , Ibrahim Kurteshi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ibrahim Kurteshi(1962) nga fshati Livoq i Gjilanit ka ndërruar jetë derisa po lahej në pishinën e Uglarit. Imet Rrahmani nga Emergjenca e Gjilanit tha për rajonipress se viktima është sjellur pa shenja jete në spitalin e Gjilanit.

Ibrahim Kurteshi nga Livoqi i Gjilanit ka vdekur derisa po lahej në pishinën e fshatit Uglar. Lajmin për rajonipress e ka konfirmuar Imet Rrahmani nga emergjenca e spitalit të Gjilanit.

Rrahmani tha se viktima është sjellur pa shenja jete në spitalin e Gjilanit.

Mobi Casa

Sipas mjekëve dyshohet se ai ka pasur të vendosura stenda dhe se ka pasur probleme me zemër.

Kurse Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha se për rastin është njoftuar edhe prokurori i cili e ka mbyllur rastin për shkak se është konstatuar si vdekje e natyrshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj: