FIDANISHTJA

Vdes në moshën 89 vjeçare Hajrullah Gorani profesor dhe kryesindikalist i parë i Kosovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare Hajrullah Gorani, ish-kryetar i Kryetar i Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Kosoves ne vitet e 90-ta si dhe profesor në Universitetin e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dukagjin Gorani.

“Sot pasdite ndërroi jetë babai im, Hajrullah Gorani. Vdiq në qetësi, i rrethuar me familjen dhe më të dashurit e tij, në moshën 89-vjeçare.”, ka thënë ai.

Hajrullah Gorani ishte ekonomist, profesor universiteti dhe autor librash.

I lindur në Pejë, në një familje patriote që merrej me përpunimin e pushkëve, ai ra në burg në moshën 18-vjeçare, pasi ishte aktivist kundër regjimit serb dhe mbronte të drejtat e shqiptarëve.

Pas daljes nga burgu, i vazhdoi studimet për Ekonomi dhe kreu doktoraturën në këtë lëmi,, për të vazhduar më pas si profesor në Universitetin e Prishtinës, në lëndës e Ekonomisë së Bilancit.

Ai ishte kryetari i parë i BSPK, i zgjedhur më 01.07.1990. BSPK-ja kishte një rol të rëndësishëm edhe në zhvillimet e tjera politike. Veprimtarët sindikalë dhanë kontribut të çmuar edhe në luftën për çlirimin e Kosovës, duke u inkuadruar në Ushtrinë Çlirimtare të saj, e që ndër të parët u radhit Hamzë Jashari, i cili më herët ishte edhe anëtar i Kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Metalistëve të Kosoves. BSPK-ja edhe pas çlirimit do të luaj një rol të fuqishëm, veçanërisht në rindërtimin dhe zhvillimin e të gjitha segmenteve per formësimin e shtetit të Kosoves.

Gorani ishte autor i shumë librave dhe publikimeve. Ndër janë edhe Fjalori i terminologjisë ekonomike, botuar më 1973.

FIDANISHTJA

Fjalor i termave dhe shprehjeve ekonomike serbokroatisht-shqip, botuar më 1986.

Fjalor i termave dhe i shprehjeve ekonomike, serbokroatisht-shqip, botuar më 1985.

Teoria e bilancit, botuar më 1988.

Analiza ekonomike – financiare e ndërmarrjeve në kushtet e inflacionit, botuar më 1990.

Ushtrime nga kontrolli, revizioni dhe analiza financiare e organizatave të punës së bashkuar, botuar më 1987.

Konsolidimi financiar i organizatës së punës së bashkaur, botuar më 1989.

E djathta borgjeze sot në botë dhe në përgjithësi, botuar më 1989.

Reforma e sistemit të përllogaritjes, botuar më 1989. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.