Fundamenti

Vdes në aksident trafiku pjesëtari i FSK-së, Kapiten Sahit Goxhuli

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministria e Forcave të Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se sot në aksin rrugor Skenderaj-Drenas, në fshatin Polluzhë, rreth orës 0700L në një aksident komunikacioni, ka humbur jetën pjesëtari i FSK-së, Kapiten Sahit Goxhuli nga fshati Makerrmal komuna e Skënderajt, i cili ishte i sistemuar në Batalionin e Dytë të Brigadës së Mbështetjes Operacionle në Istog.

Me këtë rast, Ministri Haki Demolli dhe komandantit i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shprehim ngushëllimet më të thella familjes Goxhuli si dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, për humbjen e hershme të jetës së Kapiten Goxhulit, kur Ky, më së shumti i duhej familjes, FSK-së dhe Kosovës.

Uji Dea

“Kapiten Sahit Goxhuli u lind më 24.02.1977 në fshatin Makerrmal, komuna Skënderaj. Sahiti si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës veproi në Brigadën 113 Mujë Krasniqi të Zonës Operative të Drenicës. Pas transformimit të UÇK-së, inkuadrohet në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) gjegjësisht në Gardën e Kosovës. Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) Sahiti shërbeu në Batalionin e Dytë të Brigadën për Reagim të Shpejtë në Istog, i cili si pjesëtarë i FSK-së, ka dhënë një kontribut të çmuar në ngritjen dhe profesionalizimin e saj. Kapiten Sahit Goxhuli pas vetës ka lënë gruan dhe dy fëmijë; vajzën 11 vjeçe dhe djalin 9 vjeç. Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë më vonë”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.