Vdes Martti Ahtisaari

/ 1 minutë lexim

Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, është ndarë nga jeta, në moshën 86-vjeçare.Njoftimi u bë nga Presidenca finlandeze.

Ahtisaari ishte njeriu kyç që ndërmjetësoi në bisedimet për statusin e Kosovës, e cila u kurorëzua me pavarësinë e bazuar në planin e tij.

Ahtisaari ishte fitues i Çmimit Nobel për Paqe, në vitin 2008.

Ahtisaari shërbeu në pozitën e presidentit të Finlandes nga viti 1994 deri në vitin 2000.

Gjatë karrierës, Ahtisaari shërbeu edhe në disa pozita të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme të këtij vendi si dhe në OKB.

RCCOLA

I pikëlluar për vdekjen e 86 vjeçarit u shpreh edhe presidenti aktual i Finlandes Sauli Niinisto.

“Marti Ahtisaari besonte në njerëzit, qytetërimin dhe mirësinë, dhe ai jetoi një jetë të mrekullueshme, të jashtëzakonshme.

Ai ishte presidenti i kohërave të ndryshimit, i cili e çoi Finlandën në epokën globale të BE-së”, tha ai.

Së fundi, ai ishte mënjanuar nga jeta publike, pasi vuante nga sëmundja e Alzheimerit.