Fundamenti

Vdes Linda Imami – zëri që na çoi në zemër të Turqisë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Është ndarë nga jeta, Linda Imami, influencere dhe kreatore e njohur shqiptare.Klankosova.tv merr vesh se ajo ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.

E njohur për energjinë, elegancën dhe përkushtimin ndaj punës, Linda kishte ndërtuar një jetë dhe karrierë të suksesshme në Turqi, ku jetonte prej vitesh.

Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar me emisionin televiziv “Qejfi më i madh se Stambolli”, i cili transmetohej në Klan Kosova.

United Hospital

Përmes këtij programi, Linda solli intervista me aktorët më të dashur të serialeve turke dhe prapaskena ekskluzive nga produksionet që ndiqen me pasion nga publiku shqiptar.

Përveç televizionit, ajo krijoi edhe një guidë turistike digjitale me emrin “Ask Linda”, një projekt i frymëzuar nga pyetjet dhe kërkesat e ndjekësve të saj, ku ndihmonte shqiptarët të njihnin më mirë bukuritë, kulturën dhe destinacionet më të veçanta të Turqisë.

Linda Imami la pas një trashëgimi të bukur përmes përmbajtjes që krijoi dhe ndikimit pozitiv që pati tek ndjekësit e saj.Pusho në paqe, Linda!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.