Hidromorava

Vdes këmbësori shqiptar i aksidentuar në rrugën Crep – Kamenicë, arrestohet vozitësi serb

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Këmbësori shqiptar i aksidentuar nga një serb në rrugën Crep – Kamenicë ka ndërruar jetë këtë të diele njoftoj policia e Gjilanit.

Policia e Kosovës në Kamenicë e ka pranuar një informatë se me 23.05.2015, rreth orës 00:00, ka ndodhur një aksident trafiku. Njësitet e Trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur Automjet “Opel Vectra” me tabela vendore, me regjistrim të përkohshëm (RP), që drejtohej nga vozitësi D.I. (1967), serb shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Berivojcë, Komuna Kamenicë, duke lëvizur ne rrugën rajonale Crep -Kamenicë, duke mos e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes automjetit tij, në hyrje të fshatit Koretin, Komuna Kamenicë me pjesën e përparme të automjetit e godet, këmbësorin A. H. i lindur me 1938, i cili në ato momente ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt, kundrejt automjetit njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan.

Me këtë rast viktima pëson lëndime trupore, ku i lënduari transportohet me të njëjtin automjet në ambulantën e Kamenicës, nga aty i njëjti transportohet për në QE të Gjilanit, për ndihmë mjekësore, pas një kohe për shkak të keqësimit të gjendjes i njëjti transferohet në QKUK në Prishtinë.

FIDANISHTJA

Me 24.05.2015 në ora 15:30, nga QKUK-ja jemi njoftuar se i njëjti (Këmbësori me shënimet e lartëcekura) ka ndërruar jetë, si pasoj e plagëve të pësuara në aksident.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, dhe ka urdhëruar që vozitësit t`i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.

Trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion në IML në Prishtinë. Rastin janë duke e hetuar njësitet e Policisë së Kosovës të Trafiku Rajonal tha Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.