ARKATANA

Vdes Heroina Fikrije Sherifi, gruaja e Dëshmorit Sherif Sherifi, nëna e luftëtarit Sabedin Sherifi!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të Dielën, më datë 11.04.2021, Spitalin Rajonal në Gjilan, Reparti Intensiv, vdiq Fikrije Sherifi, nga infeksioni covid19, bashkëshortja e Dëshmorit Sherif Sherifi, nëna e luftëtarit(veteran) Sabedin Sherifi, nga Verbica e Zhegocit, me vendbanim në Gjilan!

Lajmin për mortin e së ndjerës e konfirmon nipi i saj, Ismajl Sherifi, duke theksuar për medie, se e ndjera ishte prekur nga pandemia covid19, dy javë më parë, rrjedhimisht më datë 26 mars 2021, e njëjta kishte rezultuar pozitiv, por, që nuk kishte sëmundje të tjera kronologjike krahas moshës 76 vjeçare, të cilës t’ia ketë komplikuar shëndetin deri në betejën e fundit, që pamëshirshëm e preu në besë, pasi që dita e ditës gjendja e saj shfaqte optimizëm për konsiliumin mjekësor e familjen, duke shpresuar se po e përmbys armikun e fshehët, teksa e njejta deri në ditën kritike gëzonte shëndet vital, me logjik dhe mendjekthjelltësi të lartë, me njohuri e arkiv të pasur për gjendjen e saj, familjes dhe shoqërisë!

Bashkëshorti i së ndjerës Dëshmor Sherif Sherifi, shërbeu në Minierën e Artanës, nga vitet 1974-1989, plotë 15 vite, atëkohë kur filluan edhe masat e dhunshme deri në vetëmohimin e tij, rënia dëshmor pasi që i njëjti pas suspendimit nga puna për shkak përkatësisë etnike, Sherifi, i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-ës, ku edhe bie dëshmor më 15 prill 1999.

Uji Dea

Veç bashkëshortit, Heroina Fikrije, e involvon në Ushtrin Çlirimtare të Kosovës, edhe të birin luftëtar Sabedin Sherifi, i cili në Shtabin e UÇK-ës, do i kryej detyrat dhe përgjegjësit e Mjekut. Në ditën përcjellëse në nderin e Atdheut, të birit Sabedin, i drejtohet:” Rruga mbarë biri im, shko sepse e ke përgjegjësi dhe obligim për Kombin, familjen e Shoqërinë. Por, amanet mos harro, nëse i tradhton shoqërinë e ushtrinë, mos mu kthe kurrë në shtëpi”.

Fikrija, kishte një edukim dhe arsimim të bujshëm, me kujtime e hidhërime, dasma e gëzime, me njohuri për shumë ngjarje, të cilat e preokuponin për Lirin, arsimin, drejtësinë e ekonomin. Fikrija, deri në ditën kritike, edukoi breza, djem, nipër e mbesa.
Fikrije Sherifi, ishte si Busull(udhëzueseidhërrëfyes në ballë të shumë aktiviteteteve, me të cilën krenohej, familja e fisi, fqinjët e farefisi, për mendjeprehtësin e saj që ia kishte lakmi çdo njëri!

Lutemi për qetësin shpirtërore të të ndjerës, dritë pas shpirti mbi zonjën e nderuar!
Fikrije Fazli Sherif, u lind më: 10.03.1945, ndërroi Jetë, më 11.04.2021, në Spitalin Rajonal në Gjilan, nga infeksioni covid19!/ismajlsherifi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.