RCCOLA

Vdes gruaja 116-vjeçare, personi më i vjetër në botë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

SHBA- Besse Cooper, 116-vjeçare u nda dje nga jeta si personi më i vjetër në botë. Cooper vdiq në mënyrë paqësore në një azil pleqsh.

Lindur në Tenesi, e transferuar në Georgia gjatë Luftës së Parë Botërore, 116 vjeçarja ishte certifikuar në librin e rekordeve Guinness si personi më i vjetër në botë në vitin 2011-të.

Uji Dea

Kohët e fundit Cooper ishte e sëmurë me një virus në stomak deklaroi djali i saj, i cili shtoi se 116-vjeçarja pasi kishte shkurtuar flokët kishte pasur një problem me frymëmarrjen. Ajo u vendos në oksigjen, por vdiq në një kohë të shkurtër.

Në vitin 1997 u nda nga jeta francezja Jeanne Calment në moshën 122 vjeçare, e cila është edhe personi që ka jetuar më gjatë në planetin tonë. (a.k/BalkanWeb)