Eko Higjiena

Vdes gazetari Musë Preniqi, AGK ngushëllon familjen dhe miqtë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gazetari dhe redaktori shumëvjeçar i Radio Kosovës, Musë Preniqi, ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare.

Me rastin e vdekjes së Preniqit ngushëllime familjes dhe kolegëve u ka shprehur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Vdekja e gazetarit Preniqi është humbje për të gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë. Emri i tij si një profesionist do të kujtohet përgjithmonë në historinë e gazetarisë kosovare”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të AGK-së.

Gazetari Musë Preniqi ka lindur me 1948 në fshatin Hade të Obiliqit.

Mobi Casa

Ai mbahet mend për punën e tij profesionale në media elektronike dhe të shkruara në veçanti për raportimet e tij nga greva e minatorëve të Trepçës.

Preniqi ka punuar si redaktor në Radio Prishtinë deri në vitet e ’90-ta.

Ai ka qenë redaktor përgjegjës edhe i programit në Radio Kosovë deri ne vitin 2008, ndërsa së fundmi ka qenë redaktor i programit arsimor deri në pensionim.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.