ARKATANA

Vdes gazetari i Rilindjes Jusuf Salihu

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në moshën 73 – vjeçare, sot, ndërroi jetë Jusuf Salihu, gazetari shumëvjeçar i Rilindjes, prijësi e organizatori i krijimi të sistemit paralel shqip në komunën e Podujevës.

Në moshën e ri filloi punën si arsimtar i gjuhës shqipe, në Bradash e Bajçinë të Podujevës, për të nisur pastaj një karrierë të bujshme në gazetari, fillimisht si korrespodent i “Rilindjes” nga Podujeva, e pastaj si gazetar, redaktor e zëvendëskryeredaktor i Rilindjes.

Gjatë periudhës së okupimit serb, ishte në ballë të organizimit të sistemit paralele të arsimit shqip në Llap, duke u vënë shkollave emrat e dijetarëve e heronjëve tanë, në rrugën te pakthyeshme të popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Ishte model në nivel të Kosovës për këtë organizim.

Për shkak të aktivitetit të tij kombëtar e patriotik, në vitin më të errët të gjenocidit serb ndaj kuadrove intelektuale Jusufi përjetoi një golgotë të vërtetëduke u ndodhur nën peshën e pendrekut dhe shufrave të hekurta të policisë, gjë që e la me pasoja tërënda shëndetësore.

GRANDEMALL

Shënim biografik për autorin:

Jusuf Salihu u lind më 27 mars të vitit 1947, në katundin Peran të Llapit. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Podujevë, ndërsa Fakulztetin filologjik, dega letërsi, në Prishtinë. Punoi në arsim në katundet Bajçinë dhe Bradash.

Herët u inkuadrua në gazetari, deri në pensionim. Me shkrime letrare filloi të merret qysh si nxënës i shkollës së mesme, bashkëpunoi me të gjitha organet letrare e reviale të kohës. Mori pjesë në shumë konkurse letrare dhe u laurua edhe me shpërblime për krijime në prozë dhe eseistikë.

Librin e parë me tregime “Ora pa numra”e botoi në vitin 1979, të cilin kritika e priti me admirim.Të dytin “Shën Vetja” në vitin 2013./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.