ARKATANA

Vdes Fikrije Ukelli – Ceka

/ 2 minuta lexim
HW

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare, kuzhinierja Fikrije Ukelli, e njohur si Ceka.

Ajo për vite me radhë ishte pjesë e familjeve shqiptare përmes recetave të përjavshme që sillte në emisionin “Diçka po zihet”.

Angazhimin e saj si kuzhiniere në ekranin e RTV 21, ajo nuk e ndali as gjatë pandemisë COVID-19.

E ndjera Ukelli është edhe autore e librave “1000 receta”, dhe “Receta me gatime tradicionale”. Ajo la pas vetes një vajzë dhe dy djem.

Fundamenti

Arsyet e shkuarjes së saj në amshim nuk janë bërë ende të ditura, teksa ngushëllime për humbjen e saj kanë shprehur emra të shumtë.

Regjisorja e njohur shqiptare Burbuqe Berisha, tha se me të marrë lajmin e kobshëm, mërzia kaploi sytë e saj me shuarjen nga jeta të ikonës së kuzhinës shqiptare.

“Sot mora një lajm shume te hidhur … CEKA një grua shume fisnike dhe model qe çdo gjë shkëlqente ne te. paska ikur ne bote e amshuar. Kemi punuar bashkë 4 vite dhe vetëm kujtime te mira dhe te bukura kemi pas bashkë, prehu ne paq te njerëzit e tu te dashur qe te ikën se fundi. Ngushëllime te gjithë familjes”, ka shkruar Berisha në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.