RCCOLA

Vdes edhe pacienti i katërt nga ethet hemorragjike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur edhe një pacient nga ethet hemorragjike. Viktima është mashkull 31 vjeçar nga Komuna e Malishevës. Kjo njëherit shënon edhe vdekjen e katërt për këtë sezon.

Lajmi është konfirmuar për Express nga shefi i repartit të infektologjisë në QKUK Sali Ahmeti. “Sot në orën 10:00 mjekët e kanë konstatuar vdekjen e njërit nga tre pacientët që kanë qenë në gjendje të rëndë deri më sot. Viktima është nga Komuna e Malishevës”, ka thënë Ahmeti për Express.

Derisa sipas tij edhe dy pacientët e tjerë, njëri prej tyre fëmijë janë rëndë.

Uji Dea

“Të shtrirë i kemi edhe 11 pacientë të tjerë me ethe hemorragjike, 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Sot e kemi pranuar një nga komuna e Klinës, derisa po presim që të në vinë edhe dy të tjerë nga e njëjta komuna për të cilët dyshohen se janë infektuar”, tha ai.

Vetëm këtë vit në Klinikën Infektive në Prishtinë janë paraqitur 389 raste, nga të cilat 54 kanë qenë të hospitalizuar. Nga 12 pacientët që ishin shtruar në këtë klinikë 11 janë nga rajoni i Malishevës, ndërsa një nga Suhareka. Dy nga të vdekurit e mëparshëm ishin nga ky rajon, ndërsa një tjetër nga ai i Rahovecit.