Vdes aksidentalisht Valon Ajeti

Gjilan – Valon Ajeti (1984) nga Gjilani ka vdekur si pasojë e aksidentit dhe devijimit të rrugës në dalje të fshatit Bresalc. Prokurori i rastit Shqipdon Fazliu tha për rajonipress se viktima ka devijuar rrugën ku ka goditur shenjat e komunikacionit dhe shtyllat.
Valon Ajeti (1984) nga Gjilani ka humbur jetën aksidentalisht të premten rreth orës 23.00 të natës. Lajmin për rajonipress e ka konfirmuar prokurori i rastit Shqipton Fazliu.
Fazliu tha se viktima dyshohet se ka devijuar rrugën në dalje të fshatit Bresalc ku edhe ka goditur shenjat e komunikacionit dhe disa shtylla. “Nuk ka të dyshuar sepse vdekja është aksidentale” tha Fazliu.
Ndryshe Valon Ajeti ka qenë cigareshitës dhe një djalë shumë i adhuruar nga të gjithë qytetarët e Gjilanit. Gjatë luftës atij i është djegur shtëpia nga forcat serbe kurse që nga paslufta ka qenë mirëmbajtës i familjes. /rajonipress/