Fundamenti

Vdes 114 vjeçe, gruaja më e moçme në SHBA

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mamie Rearden e ka marrë titullin nga Dina Manfredini, e cila ka ndërruar jetë më 17 dhjetor 2012 në moshën 115 vjeçare

E ndjera Mamie Rearden, e lindur më 7 shtator 1898, ka qenë më e moçmja ndër gratë po dhe njerëzit në përgjithësi në SHBA.

Ajo ka vdekur në moshën 114 vjeçare të mërkurën në një spital të Karolinës Jugore, pasi kishte thyer komblikun dhe kishte pasur probleme me frymëmarrje.

Rearden ka punuar si mësuese ndërsa në moshën 65 vjeçare ka marrë patent shoferin.

Fundamenti

Ajo ka qenë nënë e 11 fëmijëve dhe gjithë jetën e ka kaluar në vendlindjen e saj Edgefield. Bashkëshorti i ka vdekur në vitit 1979, në moshën 88 vjeçare.

Rearden ka qenë vetëm për dy javë njeriu në moshë më të shtyrë në SHBA.

Ajo e ka marrë titullin nga Dina Manfredini, e cila ka ndërruar jetë më 17 dhjetor 2012 në moshën 115 vjeçare. Manfredini po ashtu, sipas librit të rekordeve të Ginisit, ka qenë edhe njeriu më i vjetër në botë.