RCCOLA

Vdekje e dyshimtë në Ruboc të Kamenicës

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Në fshatin Ruboc, të Kamenicës është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke bartur dru në mal ishte rrokullisur me traktor dhe si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF Kamenicë, por sipas mjekut ai ishte sjellë pa shenja jete.

Mobi Casa

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/