Vdekje e dyshimtë në Pidiq të Gjilanit
Gjilan – Në fshatin Pidiq, të Gjilanit është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte vërejtur i shtrirë në fushë të hapur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


