Vdekja që tronditi qytetin

Gjilan – Vdekja e Arbenita Spahiut në repartin e Gjinekologjisë ka tronditur tërë qytetin e Gjilanit. Arbenita dha shpirt në Spitalin e Gjilanit derisa pritet raporti nga ekspertiza mjeko ligjore. Tashmë mijëra qytetar janë solidarizuar me rastin e Arbenitës dhe ata kërkojnë dorëheqjen nga ministri Imet Rrahmani deri tek menaxhmenti i spitalit e nëse është nevoja edhe arrestimin e atyre që sollën këtë tragjedi. Vdekja e Arbenitës bëhet edhe më e rëndë për shkak të ngadalësimit të hetimeve. I vetmi që e ka ngushëlluar familjen nga ana e institucioneve është Lutfi Haziri. Arbenita shkoi në moshë të re nga kjo botë, por do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin e saj për edukimin e nxënësve në mënyrë profesionale. Ngushëllime familjes, miqve, e kolegëve. Zoti ua lehtësoftë dhembjen ka shkruar në facebook Haziri.
Arbenita Spahiu me profesion mësuese u nda nga jeta në moshën 27 vjeçare. Vdekja e saj e trishtueshme ka tronditur një qytet të tërë. Pothuajse në mënyrë masive ka një solidarizim me familjen e Arbenita Spahiut.
Vdekja e saj tashmë po konsiderohet e dyshimtë edhe nga Prokuroria e Gjilanit. Jetish Maloku thotë se janë duke bërë çmos që rasti të ndriçohet sa më parë. “E di që është rast i ndjeshëm dhe kemi kërkuar që ky rast të trajtohet me prioritet” tha Maloku.
I vetmi që e ka ngushëlluar familjen nga ana e institucioneve është Lutfi Haziri i cili në facebook ka ngushëlluar familjen. “E nderuara familja Spahiu. Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e papritur të familjares tuaj, Arbenita Spahiu, e cila ka qenë punëtore e arsimit. Arbenita shkoi në moshë të re nga kjo botë, por do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin e saj për edukimin e nxënësve në mënyrë profesionale. Ngushëllime familjes, miqve, e kolegëve. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”.
A janë të mjaftueshme ngushëllimet e institucioneve në raste të tilla. Sigurisht se janë të pamjaftueshme sepse mijëra qytetar në rrjetet sociale, por edhe në qytet kërkojnë faktorin dhe drejtësi për këtë rast. Këta qytetar që secili prej tyre mund të ishte në vend të Arbenitës dhe familjes së saj kërkojnë që rasti të hetohet në thellësi. Në këtë shekull të ketë trajtim kaq jo human është e sikletshme, janë shprehur qytetarët në komentet e tyre, madje duke kërkuar dorëheqjen e Imet Rrahmanit dhe të tërë menaxhmentit të spitalit.
Sidoqoftë obduksioni i kërkuar në këtë rast pritet të sqarojë gjithçka rreth shkaktarit të vdekjes së Arbenita Spahiut. Dhembja për këtë nënë e cila nuk e shijoj buzëqeshjen e fëmijës është e pakrahasueshme. I mbetet hetuesisë që rastin ta definojë me kohë dhe mos të vonohet.
Se a ka pasur neglizhencë të mjekëve në këtë rast kjo pritet të shihet nga rezultatet e mjekësisë ligjore, por një është e sigurt se Arbenita dha shpirt në një shekull të ri ku dominon teknologjia moderne./rajonipress/