Mobi Casa

Vdekja e të riut Enver Islam Ejupi, ngjall dhembje dhe emocione

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Pardje në orët e hershme të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të Shtutgartit të Gjermanisë në moshën 33 vjeçare ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër e të rëndë Enver Islam Ejupi, nga fshati Vendenis ( ish – Gllamnik) i Podujevës. Enveri ishte specializuar në fushën e përpunim drurit, dhe si njohës i vërtetë i këtij zanati para tre vjetëve ai krijon marrëdhënie pune në Gjermani.

Meqë kishte fituar në Kosovë, njohurit bazë të Gjuhës gjermane, shumë shpejt avancohet edhe në pozita udhëheqëse të punës. Me natyrën e tij të butë dhe çdoherë i buzëqeshur adhurohej nga të gjithë.

Karakteristikë e tij e veçantë ishte që të ndihmonte njerëzit e moshuar dhe ata të sëmurë,sidomos kategorinë e atyre me nevoja të veçanta.

Edhe pse jo shumë gjatë në Gjermani,me sjelljet e tij të shkëlqyera jepte shembullin e shqiptarit bamirës dhe mirë të edukuar.

Andaj,vdekja e tij e hershme dhe e papritur i preku tej mase jo vetëm pjesëtarët e komunitetit tonë, por edhe shokët e miqtë e shumtë gjermanë,qofshin ata bashkëpunëtorë të tij apo edhe fqinjë të rëndomtë.

KKVITI

Dhembja shtohet edhe më tepër kur dihet se Enveri, la pas vetës gruan dhe tre fëmijë të vegjël.

Edhe pse në momente dhembje dhe pikëllimi të thellë familja Ejupi, falënderon nga zemra personelin mjekësor të Qendrës Klinike Universitare të Shtutgartit, të Gjermanisë,i cili bëri përpjekje maksimale për ta ndihmuar Enverin ,e tyre të dashur dhe të urtë, deri në çastet e fundit të jetës së tij.

Meqenëse vdekja larg Atdheut përjetohet më rëndë se çdo vdekje tjetër,sot pasdite qindra llapjanë në mesin e tyre edhe shumë të ardhur nga Gjermania,Austria,Zvicra, Franca, Italia, e Norvegjia u tubuan në varrezat e fshatit Vendenis ( lagjeja Ejupi ) ku në mes dhembjes dhe lotëve i dhanë lamtumirën e fundit djaloshit të vyeshëm dhe bujar Enver Islam Ejupi.

Secili nga pjesëmarrësit në varrim u nda me lutjen që Enveri, të prehet në paqe dhe qetësi, në dheun e Kosovës së lirë, të cilin e deshi më tepër se çdo pasuri tjetër të kësaj bote./arif ejupi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.