United Hospital

“Vdekja aksidentale e një anarkisti”, pritet mirë nga publiku

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve, mbrëmë është dhënë premiera e shfaqjes “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, nga Dario Fo, me regji të Erson Zymberit, e cila zgjoi interesim të madh të publikut.

Pas premierës, kryetarit i Gjilanit, Lutfi Haziri, vlerësoi se me pjesëmarrjen masovike të publikut gjilanas, u dëshmua sërish se Gjilani vazhdon të jetë Kryeqytet Kuluturor i shqiptarëve.

“Komuna e Gjilanit tashmë e ka kthyer traditën e përcjelljes së shfaqjeve, edhe atë me interesim të jashtëzakonshëm të publikut. Pas dhënies së shfaqjes nga aktorët ge teatrit të Gjilanit dhe me pjesëmarrjen rekorde të publikut, nuk u zbulua uji i nxehtë, por veç u rikonfirmua se Gjilani vazhdon të jetë Kryeqytet Kulturor i shqiptarëve”, ka thënë Haziri.

ARKATANA

Regjisori i shfaqjes, Erson Zymberi, ka thënë se “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, në shtjellimin e saj konceptual dhe artistik, prekë dhe njëkohësisht tenton t’u përgjigjet trajtimit të problemeve aktuale të ligjit, korrupsionit, sistemit gjyqësor, dosjeve, akuzimeve, vrasjeve, etj.

Kjo shfaqje u realizua nga regjisori Erson Zymberi, i ndihmuar nga asistentja e regjisë Emine Toska, me aktorët: Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Avni Shkodra, Gani Rrahmani, Njomëza Kalaveshi dhe Tringa Hasani.

Reprizat e shfaqjes “Vdekja aksidentale e një anarkisti” parashihen të jepen po në Teatrin e Gjilanit, për ata që nuk patën mundësi të ishin pjesë e premierës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.