FITORJA

Vazhdon zhvatja e buxhetit të shtetit, Prokuroria në ‘gjumë’

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Prej përfundimit të luftës partitë politike kanë keqpërdorur asetet publike gjatë fushatës zgjedhore, qoftë asetet shtetërore të nivelit qendror apo lokal…

Mungesa e një ligji të veçantë i cili do të rregullonte mënyrën e sjelljes dhe të funksionimit të partive politike në fushatat zgjedhore, sipas analistëve politikë po krijon mundësi që për 20 vite rresht, partitë politike në pushtet, edhe pas përfundimit të mandatit qeverisës, në zgjedhje të rregullta apo të parakohshme, të vazhdojnë të abuzojnë me buxhetin e shtetit, me të cilin kanë udhëhequr deri në atë kohë edhe për qëllime të përfitimit elektoral në mënyrë të kundërligjshme, dhe pa u penguar nga askush.

Duke folur për këtë fenomen, analisti Faik Krasniqi thotë për “Kosova Sot Online” se ky abuzim daton nga zgjedhjet e para pas përfundimit të luftës, dhe nuk është krijuar ndonjë pengesë serioze ligjore as sot e kësaj dite.

“Prej përfundimit të luftës partitë politike kanë keqpërdorur asetet publike gjatë fushatës zgjedhore, qoftë asetet shtetërore të nivelit qendrore e qoftë lokale. Gjithmonë janë zotuar se këto gjëra më nuk do të ndodhin, por ato keqpërdorime vetëm sa janë shtuar më shumë”, tha analisti Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

UBT

Ai këtë konstatim e nxjerr nga analiza e bërë për mënyrën e sjelljes së partive politike në fushatë dhe pas marrjes së pushtetit, e që janë treguar se asnjëherë nuk kanë pasur për qëllim ndërtimin, por vetëm zhvatjen e shtetit për interesa të përfitimit të klientelave të tyre të ngushta.

“Kurrë s’ka qenë interesi i partive politike zhvillimi i shtetit dhe mirëqenia e qytetarëve, por vetëm interesi partiak dhe personal i politikanëve. Prandaj kjo gjendje e mjerueshme në të cilën gjendet Kosova, është treguesi më i mirë se me çfarë hienash kemi të bëjmë ne”, është prehur Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

“Të njëjtat parti politike veprojnë në mënyrë abuzive me buxhetin e shtetit kurse kërkojnë votën e qytetarit, derisa për këto abuzime fare publike. Nuk e kuptoj se me çfarë fytyre këto parti politike, të njëjtat, kërkojnë prapë votën e qytetarit, këtij qytetari që e kanë varfëruar skajshmërisht. Nga ana tjetër të kërkosh nga Prokuroria e Shtetit të veproj kundër tyre, është sikur të besosh se Kosova ka deti”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.