ARKATANA

Vazhdon terri, vazhdon pasiguria, vazhdojnë vjedhjet – komuna nuk vepron

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Mërgimtarët po ndihen të trishtuar kur po vijnë në vendlindje. Ata sapo hyjnë në shtëpitë e tyre duhet të kujdesen për sigurinë e tyre, duhet të kujdesen që shtëpitë e tyre mos të plaçkiten dhe duhet të kujdesen edhe për sigurinë e tyre. Krejt kjo ndodhë kur në lagjet e mëdha të qytetit nuk ka ndriçim publik në mungesë të joseriozitetit të drejtorisë së shërbimeve publike e cila nuk ka siguruar operatorin mbikëqyrës.

Mërgimtarët e lagjes së tetë Bajrushi, Ismeti e Hydajeti ka katër ditë që ndodhen në vendlindje. Ata në vend se të ndihen të lumtur e të gëzuar, qysh në start ballafaqohen me problemet më elementare. Ka shtatë ditë që në lagjen e tetë mungon ndriçimi publik. Për këto shtatë ditë kanë ndodhur dhjetëra vjedhje dhe thyerje të shtëpive nga hajnat e natës.

Mërgimtarët nuk e kuptojnë këtë situatë ose këtë neglizhencë të zyrtarëve komunal. “Po ndihemi të rrezikuar, të pasigurt dhe gjithsesi edhe të përbuzur që po sillen kështu me ne” thotë Hydajeti mërgimtar i sapoardhur nga Zvicra.

Mobi Casa

Mërgimtarët duhet të kujdesen për shtëpitë e tyre, sigurinë e tyre dhe s`kanë guxim të ecin mbrëmjeve.

Në tërë këtë katrahurë që po mbretëron zyrtarët komunal nuk kanë ndërmarrë asnjë hap. Ishte Kushtrim Ibrahimi aktivist nga lagja e tetë që alarmojë zyrtarët komunal, por kërkesat dhe shqetësimet e tyre nuk kanë gjetur mirëkuptim tek zyrtarët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.