Vazhdon të jetë praktik diskriminimi i komunës së Artanës mbi baza nacionale

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Është e pa tolerueshme dhe shumë papërgjegjësi se si sillet kjo komunë edhe ashtu artificiale ndaj disa lokaliteteve e posaçërisht kjo ndaj fshatit tanimë turistik të Dragancit thotë Sokol Haziri banor në këtë fshat.

Haziri tha se asnjë të vetmen herë ketë dimër, nuk kanë hapur rrugën nga bora për në ketë fshat ndërsa tek manastiri gjithherë. “Dhe jo vetëm kaq, por asnjëherë gjatë gjithë kësaj kohe nuk kanë penguar prerjen masive dhe shkatërrimin në mas të pyjeve në këtë vend vërtet piktoresk. Nuk besoj që ka neglizhencë në ketë drejtim pos qëllimit të hapur për diskriminim mbi baza etnike” shprehet Haziri.

Uji Dea

Haziri thotë se një konkludim është i vlefshëm këtu se ky është një fakt në mesin e të shumtëve se këto komuna realisht dhe ky lloj decentralizimi në baza etnike, do të duhej të rishikohej me urgjencë nga autoritetet e Kosovës./rajonipress/