Fundamenti

Vazhdon shtrenjtimi

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Siç ishte paralajmëruar, tetori ka filluar me rritje të çmimeve. Tashmë në treg, përveç bukës, është shtrenjtuar edhe vaji dhe shumë produkte të tjera. Qytetarët ankohen se institucionet dhe bizneset po ua vështirësojnë jetën. Zyrtarë në Odën Ekonomike që i patën paralajmëruar këto shtrenjtime, thonë se ky është vetëm fillimi.

Njëherë u shtrenjtua rryma, pastaj buka, e tani edhe vaji. Kështu, kosovarëve gjithnjë e më tepër po u vështirësohet jeta.

Me të ardhurat e tanishme, qytetarët ankohen se nuk po arrijnë ta mbushin shportën as me produktet elementare të konsumit.

Agim Vokshi, nga Prishtina, thotë se është paralajmëruar se do të ketë shtrenjtim, mirëpo nuk e ka pritur se do të shtrenjtohet jeta deri në këtë masë.

FITORJA

“Jeta gjithnjë po shtrenjtohet, kurse të ardhurat po mbesin të njëjta. Nuk e di se si do t’ia dalim. Me të vërtetë, fajtorë për këtë janë taksat e larta të Qeverisë, por edhe mafia që po funksionon në kuadër të bizneseve. Qeveria me biznese janë bërë bashkë, e po na rrjepin ne si popull”, ankohet Vokshi.

Ankesa të ngjashme kanë edhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët javët e fundit kanë qenë dëshmitarë të lëvizjeve të çmimeve në tregun e Kosovës.

Rritjen e pranojnë edhe shitësit, por nuk pranojnë të flasin për media me emër, me arsyetim se kjo do të ndikonte në biznesin e tyre.

“Gjithçka është shtrenjtuar nga pak, e më së shumti vaji. Një litër vaj ka qenë 1.60 euro, tash është 1.90 euro, e në disa vende, edhe 2 euro”, tregon një shitës.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.