Hidromorava

Vazhdon shkollimi i mesëm i 24 qytetarëve të komunës së Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Kryetari i Komunës zoti Begzad Sinani, e ka mbështetur kërkesën e Grupit të Grave të Kamenicës për vazhdimin e financimi të projektit për vazhdimin e shkollimit të 24 femrave dhe meshkujve ( për klasën e X dhe vazhdimin e 22 femrave të tjera për klasën e XI), të cilët kanë ndërpre shkollimin e mesëm për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

24 persona (femra dhe meshkuj) të komunës së Kamenicës iu nënshtruan testit me shkrim dhe atij me gojë në shkollën e mesme teknike Profesionale “Andrea Durrësaku” për klasën e dhjetë dhe të njëmbëdhjetë (X dhe XI). E rëndësishme kësaj radhe ishte se në mesin e këtij numri të përzgjedhur ishin të përfshirë edhe meshkuj, të cilët nuk kanë pasur mundësi që ta përfundojnë shkollimin e mesëm.

Këta persona femra dhe meshkuj shprehën falënderim të veçantë Grupit të Grave të Kamenicës për iniciativën e ndërmarr për të krijuar mundësinë që ta përfundojnë shkollimin e mesëm pa pagesë.

Uji Dea

Ibadete Ahmetaj, kryetare e Grupit të Grave të Kamenicës, theksoi se pas përfundimit të fazës së parë të këtij projekti, përkatësisht të klasës X, dhe të Grupit të parë për klasën e XI do të vazhdohet me klasën e tjera.

Ajo e falënderoi kryetarin e komunës zoti Begzad Sinani, i cili edhe kësaj radhe, përkrahu këtë projekt të rëndësishëm shoqërorë, për t’i ndihmuar në ngritjen arsimore të femrave dhe meshkujve në komunën e Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.