FITORJA

Vazhdon shkëlqimi i shqiptarëve në Zvicër, Alban Ajdini nënshkruan kontratën e parë profesionale me Servetten

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Futbollistët shqiptarë në Zvicër vazhdojnë të lënë gjurmë çdo ditë e më shumë.

Alban Ajdini është njëri nga lojtarët më të talentuar në Zvicër dhe falë paraqitjeve të mira në grupmoshat e reja, ai tanimë ka nënshkruar kontratën e parë profesionale.

Sulmuesi anësorë ka shkëlqyer me ekipin e dytë të Servettes, ndërsa është shpërblyer me kontratë profesionale nga 17 herë kampioni zviceran.

20-vjeçari ka nënshkruar kontratën e parë profesionale që e mbanë atë me ekipin e parë të Servettes deri në qershor të vitit 2022.

Ajdini tanimë i është bashkuar ekipit të parë dhe është në pritje të minutave për të debutuar në elitën e futbollit zviceran, ku Servette këtë edicion ka magjepsur duke befasuar edhe skuadrat më të mëdha.

Fundamenti

Kësisoj me kalimin në ekipin e parë, Ajdini është bashkuar me shokun e tij të fëmijërisë Kastriot Imerin i cili me plot sukses po luan në Superligën e Zvicrës.

Ajdini me skuadrën e dytë të Servettes këtë edicion në Ligën e Tretë të Zvicrës ka shënuar pesë gola dhe ka bërë paraqitje fantastike duke u vlerësuar lartë në Zvicër.

Ka qenë vet klubi i madh zviceran Servette që ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës profesionale me Ajdinin, duke shkruar se janë të lumtur që kanë në radhët e veta një lojtar të talentuar si Albani.

Kujtojmë që sulmuesi kosovar është pjesë e Servettes që nga mosha pesë vjeçare duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e 17 herë kampionëve të Zvicrës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.