Vazhdon rregullimi i trotuareve në qytetin e Kamenicës

Kamenicë – Drejtoria për Shërbime Publike ka vazhduar që të bëj rregullimin e disa trotuareve në qytet. Kompania që bënë mirëmbajtjen e rrugëve edhe sot ka vazhduar punimet për rregullimin e trotuareve.
Po ashtu punimet do të kryhen edhe në pjesë të tjera të qytetit ku ka nevoja për rregullim të rrugëve apo trotuareve njoftuan zyrtarët komunal në Kamenicë.
Begzad Sinani kryetar i Kamenicës tha për rajonipress se rregullimi i infrastrukturës është prioritet i rëndësishëm i qeverisjes së tij komunale. “Kamenica po ndryshon çdo ditë falë investimeve që po bëjmë për të krijuar hapësira gjelbëruese dhe trotuare e ndriçime publike kudo nëpër qytet” tha Sinani./rajonipress/