UBT

Vazhdon revitalizimi i Komiteteve Lokale për Siguri Publike në qytetin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Të premtën OSBE-ja së bashku me Policinë e Kosovës kanë mbajtur trajnimin për anëtarët e rinj të KLSP-ve nga fshati Ponesh, Livoq i Epërm dhe nga Lagjja “Abdullah Presheva”.

Trajnimi është mbajtur në shkollën fillore “Rexhep Elmazi” nga, trajner të certifikuar nga OSBE, të mbështetur nga njësiti i Policisë në komunitetet, stacionit policor në Gjilan.

Uji Dea

Në këtë aktivitet kanë marr pjesë 20 pjesëmarrës nga komuniteti i biznesit, komuniteti i studentëve, komuniteti i fshatarëve etj.

Të gjithë pjesëmarrësit janë certifikuar nga OSBE dhe Policia e Kosovës. Trajnimi do të përfshijë fazën e partneritetit dhe zgjidhjes së problemeve të komuniteteve, krijimin e një ambienti të qet dhe prosperues për të gjithë ka thënë Ismet Hashani./rajonipress/