UBT

Vazhdon realizimi i projekteve në komunën e Vitisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në disa lokalitete të komunës së Vitisë, udhëheqja komunale ka vizituar këto vendpunishte.

Kryetari Haliti, ka inspektuar punimet e projekteve të rregullimit të fushës sportive në Drobesh, si dhe punimet në rrugën Viti-Sllatinë.

Uji Dea

Poashtu, ka inspektuar edhe punimet në ndërtimin e trotuarit, në afërsi të shkollave të mesme në Viti./rajonipress/