FIDANISHTJA

Vazhdon puna dhe mirëmbajtja dimërore në rrugët rajonale dhe nacionale në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Po vazhdon puna në mirëmbajtjen dimërore të autoudhëve, rrugëve rajonale dhe atyre nacionale në Republikën e Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës njofton se:

-Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 rrugët janë kryesisht të kalueshme dhe pa borë, përfshirë disa intervenime me kripë dhe rërë në rrugët N9 Prishtinë-Mutidovë (segmenti Koliq-Mutidovë), N5 QMI-Mutidovë (segmenti Shtime-Carralevë) dhe R102 Komoran-Carralevë (segmenti Shalë-Carralevë), shkaku i temperaturave nën zero (-0) dhe krijimit të ngricave mbi shtresën qarkulluese.

-Infrastruktura rrugore e rajonit të Pejës është krejtësisht e lirë për qarkullim.

Uji Dea

-Rrugët janë të kalueshme edhe në rajonin e Ferizajt.

-Edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Prizrenit po mirëmbahet dhe të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, me përjashtim të shpërndarjes së kripës në drejtimin Suharekë-Caralevë.-Në rajonin e Gjilanit gjendja e rrugëve është e mirë dhe pa ndonjë pengesë eventuale.

-Rrugët janë krejtësisht të lira për qarkullim edhe në rajonin e Gjakovës, pa ndonjë intervenim shtesë, pos mbikëqyrjes rutinore.
Autoudhët e Kosovës janë poashtu të lira për qarkullim, duke theksuar shpërndarjen e kripës në autoudhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, si masë parandaluese e krijimit të ngricave shkaku i temperaturave nën zero (-0).

Ministria e Infrastrukturës vazhdon t’i mbajë të informuar të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, për gjendjen e rrugëve mbi të cilat zotëron kompetencë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.