FIDANISHTJA

Vazhdon mbështetja për fermerët e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës së bashku me Caritasin Zviceran, kanë shpërndarë pjesën tjetër të materialeve nga granti për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në komunën tonë.

14 fermerë kanë përfituar nga ky grant komplet pakon nga fidanet, sistemin e ujitjes, sistemin mbështetës, rrethojat, plehun, materialin mbrojtës dhe mjetet tjera përcjellëse.

Kryetari i Komunës së Kamenicë Qëndron Kastrati, ka falënderuar Caritasin për mbështetjen e vazhdueshme dhe Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për punën e palodhshme për t’i dal në ndihmë fermerëve.

Uji Dea

“Nga vazhdimi i projektit me Caritasin, për t’u dalë në ndihmë fermerëve bëmë shpërndarjen e pjesës tjetër të materialeve për ta. Rrethojat për parcelat e tyre, do t’u shërbejnë për sigurinë e kulturave bujqësore varësisht nga veprimtaria që kanë. Faleminderit stafit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural për angazhim të vazhdueshëm në secilin proces”, tha Kastrati.

Ndërsa, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Naim Arifi, tha se komuna dhe DBPZHR do të jetë afër dhe në mbështetje të fermerëve dhe bujqëve gjithmonë.
“Falënderojmë Caritasin Zviceran për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, komuna dhe DPBZHR do të mbështesë gjithmonë fermerët e Kamenicës”, tha Arifi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.