Hidromorava

Vazhdon investimi në shkollat e komunës së Vitisë

/ 1 minutë lexim
HW

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe Drejtori për Arsim Qahil Sinani kanë vizituar sot objektet shkollore “Nijazi Rexhepi” paralelet e ndara në Sllatinë të Epërme- Lagjen e Gjinollëve dhe Sllatinë të Poshtme ku është duke u punuar në rregullimin dhe ndërtimin e tualeteve.

Po ashtu falë një donacioni nga një humaniste e cila ka dashur të mbetet anonim për media në objektin e shkollës në Sllatinë të Poshtme është vendosur sistemi i filtrimit të ujit që siguron ujë të pijshëm për nxënësit e kësaj shkolle.

HW

Qahil Sinani, Drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim ndër tjerash tha se ky donacion është mirëpritur nga të gjithë në veçanti është në interes të nxënësve dhe personelit arsimor të kësaj shkolle. “Falënderojmë donatoren për sigurimin e sistemit të filtrimit të ujit në vlerë mbi 800€. Nga ky donacion do të përfitojnë nxënësit dhe personeli arsimor pasi që siguron ujë të cilësisë më të lartë” u shpreh Sinani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.