Uji Dea

Vazhdon historia e riformatizimit të Qeverisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Askush në PDK dhe AKR nuk flet se kur do të ndodhin ndryshimet në kabinetin qeveritar. Ibrahim Makolli thotë se Pacolli dhe Thaçi kanë folur para disa ditësh për riformatizimin e Qeverisë, por nuk i di detajet.

“Nuk e di unë”, thotë edhe Hajredin Kuçi i PDK-së. Qeveria e formuar prej PDK-së, AKR-së dhe minoriteteve në prill të vitit 2011 ende nuk ka pësuar ndonjë ndryshim sa i përket emrave të Kabinetit.

Partia e Behgjet Pacollit nuk ka qenë asnjëherë e kënaqur me trajtimin që i është bërë në raport me pozitat qeveritare.

Në muajt e fundit, Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka dhënë disa herë ultimatume PDK-së se nëse nuk e merr Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik nuk do të vazhdojë qëndrimin në Qeveri.

Sidoqoftë, në fillim të kësaj jave, Pacolli ka takuar Thaçin për të folur për ndryshimet në Qeveri, por se nuk ka pasur kurrfarë njoftimi se është arritur ndonjë marrëveshje.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli deklaron se dy liderët janë marrë vesh se si do të vazhdohet partneriteti qeverisës, por se nuk jep detaje të tjera.

“Tash, nuk mund të flas me përgjegjësi të plotë sepse kjo çështje është bisedu mes dy liderëve të partive politike dhe unë po dua të besoj se ata janë dokorduar për çështjet në vazhdim. Më tepër nuk mund të them”, ka deklaruar Makolli, pë Gazetën Express.

Eco Higjiena

“Sa i përket rifomatizimit të Qeverisë nuk do të flas për shkak se nuk kam qenë në Kosovë dhe nuk di çka është biseduar mes udhëheqësve të AKR-së dhe PDK-së”, është arsyetuar ai.

Përgjigjen sikur të Makollit e ka edhe Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.

“Nuk e di unë”, ka thënë Kuçi, kur është pyetur se kur do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Ndryshe, Sekretari i AKR-së ka folur edhe për kandidatin e Prishtinës që do të emërojë partia e tij.

Sipas tij, emrat që kanë dal deri më tash, duke përfshirë edhe Behgjet Pacollin, janë vetëm spekulim.

“Jemi në proces të brendshëm zgjedhor edhe në Prishtinë, edhe në krejt partinë. Madje, as nuk është biseduar deri më tash për kandidatin për Prishtinën. Çdo emër që është përmend është vetëm spekulim”, ka shtuar ai.