Fundamenti

Vazhdon hapja e rrugëve lokale në fshatrat e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Komuna e Kamenicës po vazhdon me përkushtim të madh në riparimin e të gjitha rrugëve lokale të dëmtuara nga të reshurat e shumta të shiut. Angazhimi i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka bërë të mundur hapjen e shumë rrugëve lokale, pasi që shumë familje ishin të bllokuara pas dëmtimeve të rrugëve.

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi ka vizituar rrugën e Meshinës dhe Pirevës ku aktualisht po punohet që kjo rrugë të bëhet e kalueshme. “Rruga deri në Meshinë tashmë është e përfunduar, ndërsa po punohet në hapjen e saj edhe për në lagjen Pireva ku jetojnë tri familje rregullisht dhe disa të tjera që vijnë këtu për të punuar tokën gjatë sezonës verore. Është një përkushtim i Kryetarit Sinani dhe i gjithë strukturave komunale që të gjitha rrugët të bëhen të kalueshme në një afat sa më të shpejtë. Ditëve të kaluara ne kemi bërë hapjen e rrugëve të bllokuara edhe në disa lagje të Strezocit, në një lagje në Tugjec, ndërsa pas kësaj rruge do të vazhdohet në Poliqkë, Velegllavë, Krenidell dhe në të gjitha lokalitetet ku ka dëmtim të rrugëve si pasojë e shiut të madh dhe vërshimeve që patëm” tha Matoshi, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Nënkryetari Matoshi ka thënë se punët rreth riparimit të rrugëve po përcillen me interesim nga Kryetari Begzad Sinani dhe po hapen me një angazhim të madh të stafit të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe drejtorit Faik Rexhepaj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.