United Hospital

Vazhdon deficiti i lartë tregtar për Kosovën

/ 2 minuta lexim
HW

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin nëntor 2015 prej 194.5 milionë eurosh, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014, ku deficiti ishte 180.4 milionë euro. Eksporti mbulon importin 10.9%.

Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2015 kishte vlerën 23.7 milionë Euro, që është një rënie prej (-23.0%), ndërsa importi kishte vlerën 218.2 milionë Euro, që është një rritje prej (3.3%), duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Kështu bëhet e ditur në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikasve të Kosovës.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 37.0% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19.6% produktet minerale; 9.5% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.7% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.4% produktet bimore; 5.4% tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

UBT

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.2% të importit e përbëjnë produktet minerale; 13.7% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.3% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.0% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.7% produktet e industrisë kimike; 6.2% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.8% mjetet e transportit etj.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e CEFTA-s, të cilat marrin pjesë me 41.4% për eksport dhe 28.9% për import; ndërsa, vendet e BE-së marrin pjesë me 27.1% për eksport dhe 42.3% për import. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Indi (17.1%), Serbi (14.2%), Shqipëri (11.0%), Maqedoni (10.0%), Bullgari (5.5%), Zvicër (5.0%), etj.

Ndërsa sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (14.0%), Gjermania (11.1%), Turqia (10.4), Italia (9.7%), Kina (8.9%), Maqedonia (6.5%) etj./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.