Vazhdon cirku me Spitalin e Gjilanit, sfilatat e Armend Zemajt nuk po kryejnë punë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Spitali i Gjilanit ndodhet para kolapsit tash e disa muaj. Armend Zemaj edhe pse po vije shpesh në Gjilan dhe po e shfrytëzon vizitën sikur të ishte fushatë parazgjedhore, vizitat e tij nuk po bëjnë punë. As takimet vajtuese të përditshme e monotone të Komitetit të Gjilanit që i ngjasojnë kohës së Enver Hoxhës, nuk po kryejnë punë. Spitali i Gjilanit mbetet në gjendje të mjerueshme.

Spitali i Gjilanit ndodhet në gjendje të mjerueshme. Aty mungon gjithçka, ndërsa vizita e Armend Zemajt dhe takimet e Komitetit të Gjilanit po shihen vetëm si humbje kohe dhe maskë për publikun.

Armend Zemaj edhe pse ka ardhur shpesh në Gjilan, madje edhe pas orës 11.00 të natës me ndonjë biznesmen të preferuar gjilanas, gjendja në spitalin e Gjilanit vazhdon të duket e mjerueshme dhe para kolapsit.

Eco Higjiena

Pas shtatë muajsh asnjë lëvizje pozitive për spitalin Gjilanit, ndërsa po shihet me shumë rezerva prania e Ukshin Ismajlit, në rolin e statujës, në vend se ai të merret me punët e brendshme të Spitalit. Kur mungon oksigjeni dhe gjërat elementare, në një spital të përgjithshëm, atëherë aty llafet e kota dhe selfiet e fotove e humbin vlerën.

Edhe të mërkurën nënkryetari Arbër Ismajli bëri të ditur se Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem.

Gjendja e përgjithshme është si vijon: 2684 të rezultuar pozitivë, 2222 të shëruar, 386 raste aktive, 76 të vdekur, të hospitalizuar të konfirmuar me COVID-19 janë 72, ndërkaq mostra në pritje janë 134./rajonipress/