Uji Dea

Vazhdon beteja me COVID-19, në Kosovë 2 mijë e 706 raste aktive

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tash e katër muaj Kosova është duke u përballur me pandeminë COVID-19. Që nga 13 marsi kur u konfirmuan edhe rastet e para me coronavirus e deri më sot në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 5,369 persona nga 29,546 sa janë testuar gjithsejtë.

Aktualisht raste aktive në vend janë 2,706.

Nga ky virus janë shënuar edhe vdekje, ku numri i tyre javëve të fundit ka pasur rritje. Deri më tash kanë humbur jetën 118 pacientë.

Por pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve dhe atyre që kanë humbur jetën, një gjë pozitive është edhe numri i lartë i të shëruarave nga COVID-19, shkruan Telegrafi.

Uji Dea

Deri më sot kanë arritur ta fitojnë betejën me këtë virus 2,545 persona.

Gjatë ditës së djeshme sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga 486 mostrat e testuara me datën 15 korrik 2020, pozitiv kanë rezultuar 132 raste, kurse janë shëruar 83 pacientë.

IKSHPK-ja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, që të bartin maskat dhe të respektojnë masat e tjera kundër COVID-19 në mënyrë strikte, pasi që konsideron se rreziku nga përhapja e pandemisë është ende i madh. IKSHPK vlerëson se çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

“Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve”, thuhet ndër të tjerash në apelin e IKSHPK-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.