RCCOLA

Vazhdon bashkëpunimi i Kamenicës me komunën turke Mustafa Kemajl Pasha

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i komunës z.Qëndron Kastrati dhe nënkryetari z.Faton Jakupi sot u takuan me veprimtarin nga Bursa e Turqisë, Rexhep Gyndyz (Krivaqa), i cili me origjinë është nga komuna e Kamenicës.

Rexhepi është kryetar і shoqatës së shqiptarëve në Bursa. Ky që nga pas lufta ka krijuar marrëdhënie vëllazërimi e bashkëpunimi me komunën tonë, si dhe me disa komuna tjera. Në bazë të kontributit të tij janë zhvilluar shumë aktivitete dhe realizuar projekte me komunën tonë.

Kësaj radhe ai komunës ia kishte sjellë donacion nga komuna Mustafa Kemajl Pasha, një kamion për bartjen e mbeturinave.

RCCOLA

Kryetari me një letër falënderimi e falënderoi kryetarin e komunës nga Bursa, si dhe z. Rexhepin për vazhdimësinë e kontributit për komunën tonë me projekte të ndryshme me një mirënjohje.

Ky donacion shumë i vlefshëm do të ndikoj në përmirësimin e nivelit të mirëmbajtjes së pastërtisë në komunën tonë./rajonipress/