FIDANISHTJA

Vazhdon aksioni për pastrimin e Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Task Forca komunale e udhëhequr nga nënkryetari Faton Jakupi, bashkë me disa kompani janë duke e vazhduar pastrimin e qytetit dhe fshatrave. Në rrugën prapa komunës së vjetër e deri tek Shtëpia e Kulturës “Isa Kastrati”, janë larguar të gjitha mbetjet e ngurta dhe mbeturinat, ndërkaq që në zonën e parë të caktuar për intervenim nga task forca komunale në Topanicë, janë duke vazhduar punimet për heqjen e mbetjeve të ngurta.

Pasi të pastrohet deponia me mbetje të ngurta në Topanicë, do të vazhdohet me pastrimin e zonave të tjera me makineri të rënda e vullnetarë.

Uji Dea

Gjatë këtij aksioni ftojmë qytetarët e vullnetarët të na bashkëngjiten për një ambient më të pastër./rajonipress/