Fundamenti

Vazhdon aksioni për pastrimin e Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Komuna e Kamenicës është duke vazhduar me pastrimin e gjitha zonave të identifikuara nga task forca komunale, e krijuar në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Deri më tani janë pastruar shtatë zona të identifikuara dhe ditëve në vijim do të filloj pastrimi i deponive ilegale në zonën e tetë dhe nëntë, në këtë rast Karaçeva e Epërme dhe e Poshtme.

Si zonë e pestë dhe e gjatë e identifikuar nga task forca është Hodonovci e cila është pastruar nga mbeturinat dhe mbetjet e ngurta, përfshirë këtu edhe zonën e shtatë Roganën.

KKVITI

Vullnetarë, nxënës të shkollave e kompani të ndryshme janë duke vazhduar me pastrimin e gjitha zonave të identifikuara në Komunën e Kamenicës.

Siç dihet ky aksion ka filluar me datën 15 shtator dhe pritet që deri më datën 15 dhjetor 2018 të përfundoj aksioni në të gjithë Kosovën./rajonipress/