Fundamenti

Vazhdon aksioni i SHHB “Bereqeti”, ndihmoi 140 familje të fshatrave të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti “ sot ka vazhduar tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë nëpër shumicën e fshatrave të Komunës së Gjilanit.

Këtë aksion i cili është në prag të Festës së Fitër Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame po e kryen në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave.

Mobi Casa

U ndihmua fshati Pogragjë (10), Zhegër (10), Livoq i Ulët (10), Livoq i Epërm (10), Bresalc (10), Ponesh (10), Shurdhan (11) , Kishna Pole (13), Vërbica e Zhegovcit ( 10) pastaj edhe disa fshatra më të vogla.

“Bereqeti” falënderon të gjithë ata që kontribuuan në përgatitjen e këtyre pakove ushqimore, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret ka thënë Agim Hyseni./rajonipress/