Fundamenti

Vazhdon agonia e SC Gjilanit, Arbëria e nxjerr një pikë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në javën e 23-të, të Superligës së Kosovës në futboll në fushën me bari sintentik tek rrethi në Gjilan, skuadra e Gjilani vazhdon me agonin e thellë të cilën e ka kapluar.

Edhe pse “bardhëkuqet” e Gjilanit kishin më tepër nga loja, këta të fundit nuk arritën të shënojnë fitore të vlefshme, ndërsa goli i barazimit të mysafireve ishte mjaft diskutabile pasi futbollistët e Gjilanit protestuan pasiqë sipas tyre ky gol ishte në pozitë jashtë loje.

Trajneri Bylbyl Sokoli i cili erdhi me shumë bujë tek Gjilanasit asgjë nuk ka treguar pasiqë nën drejtimin e tij “bardhekuqët” janë në krizë të thellë si në lojë poashtu edhe tek rezultati.

Darko Nikaq koritet në minutën e 12-të, Hila e gjen bukur por Nikaq i ngathët për të shënuar.

Pesë minuta më vonë Keita Rezak godet horizontalen e portierit mysafir Andi Thaqit.

Eco Higjiena

Në minutën e 61-të, Gerhard Progni gjuan fuqishëm në zonë në tentim për ta larguar topin jashtë zonës Bruqi topin e dërgon në rrjetën e tij 1-0.

Në minutën e 84-të, pas një sulmi të rrallë të mysafireve në tollovinë e krijuar më së miri gjendet Marclei Cezar i cili barazon në 1-1.

Trajneri i Gjilani, Bylbyl Sokoli, i cili ende nuk e ka shijuar ende fitoren në pranverë ka deklaruar.
“Ky rezultat na dërgon drejt ekzistencës, ne kemi shumë futbollist të lënduar dhe kjo po na bën punën e vështirë, nuk e di a ishte pozitë jashtë loje goli i shënuar i mysafireve”.

Ndërsa, ish-trajneri i Gjilanit tani i Arbërisë, Arbnor Morina, ishte i kënaqur me një pikë të fituar.
“Jam i lumtur me angazhimin e futbollistëve, djemtë po luajnë futboll të bukur po japin gjithçka nga vetja dhe për këtë i përgëzoj, Gjilani ka ekip cilësorë me përvojë të madhe ndërsa kjo pikë për ne është shumë e madhe”.

Në javën e 24-të, Gjilani luan si mysafire ndaj rivalit lokal Dritës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.