Vazhdon agonia e Dritës, pëson debakël në Drenas
Kampioni aktual i Kosovës, Drita si duket ka harruar të luan futboll, skuadra “bardh e kaltër” është në krizë të thellë të rezultateve, por edhe disiplina e futbollistëve dhe angazhimi i tyre është për çdo kritik.
Duke i parë të gjitha këto ish trajneri Bekim Isufi, në javën e kaluar ka dhënë dorëheqje nga skuadra.
Futbollistët e Dritës mirë e nisën ndeshjen, Krasniqi në minutën e 19-të, godet transversalen.
Një gjë të tillë e bën edhe futbollisti Astrit Fazliu i Feronikelit në minutën e 30-të, duke shkundur shtyllën e Bakajt të Dritës.
Bujar Shabani nga minuta e 38-të, ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, dhe përjashtohet nga ndeshja, pas një ndërhyrje të
ashpër në Morinën.
Në minutën e 62-të, Mendurim Hoti me kokë sjell skuadrën e tij në epërsi 1-0.
Në minutën e 77-të, Kastriot Rexha nga 7-8 metra ngrit epërsinë në 2-0.
Në minutën e 87 Hoti nuk e patë të vështirë edhe njeher të gjen rrjetën e Bakajt për 3-0.
Sot dyshja më e mirë në fushë Mendurim Hoti pason bukur gjerë te Rexha i cili në minutën e 92-të, i shkakton Dritës humbje të thellë.
“Dëshira ishte për fitore tek futbollistët e mijë por nuk e arritëm, në pjesën e parë patëm raste nuk i konkretizuam ndërsa fatin e ndeshjes e vendosi kartoni i kuq”, ka bërë të ditur trajneri i Dritës, Afrim Shahini.
Në javën e ardhshme Drita takohet me Prishtinën./rajonipress/


