RCCOLA

Vazhdojnë talljet e qytetarëve me postimet e Alban Hysenit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në postimet e faqes së Komunës së Gjilanit ku edhe kyçen postimet e Alban Hysenit qytetarët vazhdojnë me tallje dhe përqeshje për projektet që po promovohen. Florim Salihu ka shkruar se Komuna e Gjilanit, është komunë e dështuar, postimi i juaj qe tri orë 16 like 8 komente që të gjitha negative nga 25 k follwersa. Pasqyre reale!

Postimet e Alban Hysenit për gjoja rrugët e asfaltuara dhe projektet e realizuara po shkaktojnë neveri tek publiku. Madje komentuesit me tallje të shumta vazhdojnë t`i shohin postimet e Alban Hysenit që shpërndahen edhe në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit.

Dili Memeti qytetar ka shkruar: “Jo fjalë boshe po duhet punë o kryetar pse e merr një punë kur nuk je i aftë ta drejtosh një familje e lere ma një komunë mjerim”.

Besim Sherifi: “Marre duhet me ju ardh viti 2023 lagja në qendër mos mu kon e asfaltume edhe po krenoni reklamë po boni”

Fundamenti

Florim Salihu ka shkruar se Komuna e Gjilanit, është komunë e dështuar, postimi i juaj qe tri ore 16 like 8 komente që të gjitha negative nga 25k follwersa. Pasqyre reale!!!

Driton Kallaba:”Krejt vera ju shkoj me një rrugë mos i postoni me bo hajgare populli”.

Skender Kosova: “Bash sen s`ke bo, por nuk u prit ma shumë prej teje” ka shkruar ky komentues./rajonipress/