Uji Dea

Vazhdojnë punimet në rregullimin e infrastrukturës rrugore në Fshatin e Ri

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Në vazhdën e punimeve për realizimin e projekteve të parapara për këtë vit, në teren po vazhdojnë punët në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hapësirave të gjelbëruara të komunës së Vitisë.

Në këtë kontest, kryetari I komunës Sokol Haliti ka qëndruar në Fshatin e Ri, për të parë nga afër punimet që janë duke u kryer në përgatitjen për asfaltim të rrugës së Bregut, në këtë lokalitet.

Fundamenti

Gjithashtu, një vizitë I është bërë edhe parkut “Martirët Demiri” në Pozheran, ku është duke u rregulluar kjo hapësirë gjelbëruese.

Haliti ka thënë se po vazhdohet të punohet edhe më tej në realizimin e projekteve dhe kështu deri në fund të vitit të përfundojnë projektet e parapara për këtë vit./rajonipress/