RCCOLA

Vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugëve nëpër lokalitetet e komunës së Vitisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Ka filluar asfaltimi edhe i disa rrugëve nëpër disa fshatra, në kuadër të projekteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të lokaliteteve të komunës së Vitisë. Asfaltimi i rrugës “Shaban Kabashi“ në gjatësi prej 500 metrash, ka nisur sot paradite, rrugë kjo e cila lidh Kabashin me fshatin Smirë.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar punimet që po kryhen në këtë rrugë dhe me këtë rast ka theksuar nevojën e kamotshme që kanë pasur banorët e kësaj pjese, për rregullim të infrastrukturës rrugore. Do të vazhdojmë edhe më tej që të realizojmë projekte që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, ka thënë kryetari Haliti.

Eco Higjiena

Ai më pas ka vizituar edhe punimet në rrugën “Xhepat” që lidh fshatin Lubishtë me Beguncën, e cila kap një gjatësi prej 1 kilometër e gjysmë. Po sot ka filluar asfaltimi edhe i rrugës “Rrezja e Lirisë”, që lidh Binqën me lagjen “Godeni i Ri”./rajonipress/