Mobi Casa

Vazhdojnë projektet kapitale, Arifi nënshkruan kontratën për shtratin e lumit në Tërnoc

/ 2 minuta lexim

Në sallën e konferencave kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot ka nënshkruar kontratën me kompanin “Slloga” nga Kragujevci për shtratin e lumit në Tërnoc projekt ky që kap vlerën rreth 75 milion dinarë me TVSh-në, 35 milion dinarë janë siguruar nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërsa gjatësia e shtratit të lumit që do të punohet është mbi 1.200 metra.

Për kompletimin e dokumentacionit sipas kryetarit Arifi janë dashur rreth tre vite, por në fund ky qëllim u realizua dhe së shpejti do të fillojnë punimet nga ura afër stadiumit të fshatiti në drejtim në Mullirit në dalje të fshatit.

Eco Higjiena

Punimet pritet të fillojnë sapo të nënshkruhet kontrata me përcjellësin e punëve të projektit që pritet të kryhet javën që vjen dhe menjëherë do të fillojnë punimet në teren. “Nëse kushtet atmosferike na lejojnë që të punohet këtë vit, ne do të sigurojmë edhe më shumë mjete finansiare, ndërsa vitin e ardhshëm ky projekt që është paraparë të kryhet brenda 90 ditëve do të përfundojë sipas kontratës që është nënshkruar” tha Arifi duke shtuar se, ky projekt është shumë i rëndësishëm për banorët e Tërnocit ngase i siguronë një ambient shum më të pastërt për lagjet përskaj lumit, veqanarisht shmang mbeturinat dhe pamjen që ka aktualisht, duke krijuar një ambient shumë më të pastërt dhe shetitore për banorët. Nëse kushtet atmosferike janë të favorshme kompania e kontraktuar do ti kryej punimet në afat prej 90 ditëve të punës, por pasi që jemi në periudhën e të reshurave atmosferike kjo mund të zgjasë më shumë.

Dejan Rangellov, drejtor i kompanisë “Slloga” nga Kragujevci, u shpreh se “punimet do ti fillojmë sa më shpejtë të jetë e mundurn, ndërsa afatët do ti rrespektojmë ashtu si do të na lejojnë kushtet atmosferike”/BujanociNet/