Vazhdojnë projektet e Komunës së Kamenicës
Kamenicë – Komuna e Kamenicës po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme. Në kuadër të projektit “Kanalizimi në qytet dhe fshatra” kanë filluar punimet për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit e kanalizimit në Lagjen Malësia.
Nënkryetari Fatmir Matoshi, sot i ka përcjellë punimet në këtë projekt.
Me këtë rast, nënkryetari Matoshi i ka përgëzuar banorët për këtë projekt dhe ka thënë “Vazhdojmë investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Punimet këtu janë në rrjetin 630 metra, në një pjesë të Lagjes “Malësia”, ky investim krijon kushte elementare për jetesë për dhjetëra familje të kësaj rruge, të cilat që nga paslufta kanë jetuar pa këto kushte të infrastrukturës.
Falënderoj edhe Blerim Mavriqi që ishte ideatori i këtij projekti.” tha Matoshi./rajonipress/


