Uji Dea

Vazhdojnë projektet e BIPBM-së, në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të shtunën e 7 prillit, në Tërnoc, Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në bashkëpunim më organizatën turke IHH dhe fondacionin ALSAR, nga Shqipëria, ka bërë ndarjen e 400 fidanëve të arrës për 20 familje nga Lugina e Preshevës.

Deri tashti BIPBM me ALSAR dhe IHH nga Holanda, kanë organizuar disa projekte të përbashkëta për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilat janë mirëpritur nga banorët e këtij rajoni.

Lidhur me këtë donacion nga sfera e pemëtarisë Husejin Gyndyz (Hüseyin Gündüz), përfaqësues i organizatës IHH nga Holanda, u shpreh se kjo organizatë e themeluar, që nga viti 1993 e këndej ka shpërndarë ndihma tek familjet në nevojë nga viset ballkanike, duke shtrirë aktivitetin me të njëjtin vizion edhe në Luginë të Preshevës.

ARKATANA

Në vazhdim, Husejin Gyndyz (Hüseyin Gündüz), nga IHH, nuk la pa përmendur shpërndarjen e fidanëve të arrës në Luginë, duke filluar, kështu, me një kulturë të re të pemëtarisë në këto troje, për të mbetur një kujtim për ne, që ndoshta do të rikujtohet edhe pas 40 vitesh, theksoi Gyndyz..

Po ashtu, këtë donacion të mirëseardhur për banorët e Luginës së Preshevës, e përshëndeti kryetari i ri i KBI-së të BIPBM në Bujanoc, prof. Sedat ef. Beqiri, i cili uroj që në të ardhmen të shpeshtohen projekte të kësaj natyre për zhvillimin e bujqësisë dhe sferave të tjera të veprimtarisë njerëzore.

Ndërkaq, prof. Ibrahim Rrustemi, pati kënaqësinë të bëjë të ditur shpërndarjen 400 fidanëve, të cilët, sipas tij, janë paraparë për 20 familje, kryesisht familjarëve të jetimëve. Në vijim, ai, tha se kjo ndoshta është një ndihmë simbolike, por duke pas parasysh gjendjen ekonomike dhe sociale si dhe duke pas parasysh se territori në të cilin jetojmë, nuk është zonë industriale, mendoj se është një hap i qëlluar për zhvillimin e bujqësisë./Jetapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.